Flash

Thumb juventin: "Inter duhet të fitojë me atë merkato, nuk duhet të fshihet"

Lapsi.al 15 August 2019
Thumb juventin: "Inter duhet të fitojë me atë merkato, nuk

Juventus edhe njëherë është skuadra për tu mundur, por këtë vit, duke parë edhe merkaton e kundërshtarëve, gjërat mund të mos jenë më aq të thjeshta për bardhezinjtë. E megjithatë për ta vënë para përgjegjësisë skuadrën e ish-teknikut Conte, mendon kapiten Giorgio Chiellini: "Këtë vit do të ketë presion edhe mbi Inter sepse një skuadër që ka bërë një merkato si ata nuk mund të fshihet më e të thotë se nuk duhet të fitojë. I njëjti diskutim edhe për Napoli. Jemi tre skuadra me objektivin të fitojmë".

"Inter kishte organikën për të fituar titullin edhe vitin e kaluar e tani është forcuar edhe më shumë - shpjegoi mbrojtësi -. Me Inter e Napoli besoj se është krijuar një gap, por në fund është fusha ajo që do të flasë e nuk do të jetë e thjeshtë të fitojmë, si gjithnjë".

Chiellini ka folur edhe për Juventus dhe ndryshimin e trajnerëve: "Cdo trajner ka karakteristikat e tij, Allegri ishte ndryshe nga Conte e Sarri është ndryshe nga Allegri. Ka disponibilitet të plota nga ana jonë, duam të përvetësojmë sa më shpejt kërkesat e trajnerit tonë. Duhet të ndryshojmë regjistër sepse ky para-sezon ishte shumë i gjatë e nuk e kuptoj pse jemi ende të vetmit në Europë që nisim në fund të gushtit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI