Flash

Video/ Kyrgios thyen dy raketa si protestë e ofendon arbitrin: gati gjoba prej 113 mijë dollarë

Lapsi.al 16 August 2019
Video/ Kyrgios thyen dy raketa si protestë e ofendon arbitrin: gati gjoba
Nick Kyrgios është kthyer protagonist, por aspak për ndonjë fitore të bukur. Edhe një herë tenisti australian ka treguar anën e tij më të keqe gjatë sfidës, më pas të humbur, kundër rusit Karen Khachanov në turneun e Cincinnati. Në një ndeshje të karakterizuar me shishe të hedhura përtokë, flakje këpucësh e fyerje ndaj arbitrit, Kyrgios shpiku një nga bëmat e tij. Gjatë setit të dytë, në shenjë të dukshme proteste, u cua nga stoli, duke njoftuar se do të bënte një pushim për të shkuar në banjë e shkoi në dhomat e zhveshjes me dy raketa nën krahë. Imazhet televizive, kanë treguar tenistin ndërsa i thyente dhunshëm. I kthyer në fushë Kyrgios vazhdoi me sulme e fyerje nga arbitrit, sjellje që do ti kushtojë të paktën një gjobë të kripur prej 113 mijë dollarë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI