Flash

Barcelona pa qendërsulmues: Suarez tre javë jashtë

Lapsi.al 17 August 2019
Barcelona pa qendërsulmues: Suarez tre javë jashtë

Më keq nuk mund të shkonte për Barcelonën. Sikur të mos mjaftonte humbja e minutës së fundit në debutimin në kampionat kundër Athletic Bilbao, tekniku Ernesto Valverde humbet edhe një tjetër sulmues, duke patur në dispozicion tashmë vetëm Griezman e Dembele. Dëmtimi i Luis Suarez nuk ka qenë i lehtë, ashtu sikurse u kuptua në fakt, që në momentin e daljes së uruguajanit nga fusha.

Pa Lionel Messi të dëmtuar, Barcellona duhet të bëjë llogaritë edhe pa Suarez. Kontrollet të cilave iu nënshtrua sulmuesi uruguajan, që u zëvendësua në minutën e 37' të ndeshjes në San Mames, kanë evidentuar një dëmtim në pulpën e djathtë. Nuk janë komunikuar ende kohët e sakta të rikuperimit, por është e sigurtë se Suarez do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, kundër Real Betis.

Për momentin mendohet se Suarez duhet të qendrojë dy-tre javë jashtë fushës, me objektivin të jetë gati pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtareve. Dëmtimi i Suarez është identik me atë të pësuar nga Lionel Messi, që nuk ka luajtur në asnjë ndeshje përgatitore para startit të sezonit dhe mungoi edhe kundër Athletic Bilbao.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI