Flash

Video/ Juventus gjen qendërsulmuesin: Dybala magji në fushë dhe dedikim në Instagram: "Deri në fund"

Lapsi.al 18 August 2019
Video/ Juventus gjen qendërsulmuesin: Dybala magji në fushë dhe
Në merkato gjatë gjithë verës, i propozuar për këmbim në operacionin pa sukses të Romelo Lukaku apo i përfolur në shkëmbimin e hipotezuar me Mauro Icardi, pa bërë zhurmë, por duke treguar gjithnjë vullnetin për të qendruar, Paolo Dybala ka rifituar Juventus dhe duket se mund të bëhet zgjedhja e parë e Maurizio Sarri si 9 falso. Në Triestina ishte vetëm një miqësore, ishte vetëm një veprim, por në atë kontroll me takë dhe parabël magjepsëse, argjentinasi tregoi se nuk e kishte humbur aspak magjinë e Palermos kur bëri të dashurohet me të gjysma e Italisë. "Deri në fund", është mesazhi i postuar nga sulmuesi në Instagram, pasi në fushë kishte treguar fanellën dhe rrahu gjoksin, për të treguar se nuk ka ndërmend të largohet nga Torino. Misioni i Sarri është i dyfishtë, nëse e lejon merkato: ti kthejë Joya dëshirën për të magjepsur, që e kishte humbur sezonin e kaluar, ti japë në fushë vendosjen e duhur për të favorizuar bashkëjetesën me Cristiano Ronaldo. Teorikisht janë kaq të ndryshëm, e megjithatë, Dybala shënon dy gola në Villar Perosa e pastaj përsëritet në Nereo Rocco pikërisht kur mungon CR7. Ndodhte edhe me Allegri.
View this post on Instagram

? #finoallafine

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

Sarri këtë gjë e ka menduar që përpara se ta njihte personalisht: "Mund të luajë pas sulmuesve ose si 9 false", tha në prezantim tekniku. Deri tani nuk ka shenja ndryshimi nga 4-3-3, kështu që në tredhëmbëshin e sulmit, me Ronaldo në të majtë, Dybala mund të qendrojë në qendër, si në Trieste. Si në Palermo, kur shënonte si qendërsulmues i vërtetë. Në fund të fundit, Sarri e shndërroi Mertens në një bomber e me argjentinasin mund të përsëritet: të shtunën Dybala e interpretoi rolin duke qendruar pak brenda zonës e duke kërkuar të marrë topin: pa CR7, Juve pati pak pika zjarri, por me portugezin në fushë do të jetë ndryshe.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI