Flash

Video/ Përleshje të dhunshme para derbit: 3 të vdekur e të paktën 7 të plagosur

Lapsi.al 18 August 2019
Video/ Përleshje të dhunshme para derbit: 3 të vdekur e të

Njoftimet e para flasin për tre të vdekur e të paktën 7 të plagosur. Është ky bilanci provizor i përplasjeve mes tifozëve ultrà gjatë ndeshjes Olimpia-Motagua, në Tegucigalpa në Honduras. Incidentet, me bilanc lufte, kanë ndodhur jashtë stadiumit. Sipas asaj që ka bërë të ditur presidenti i Motagua, Pedro Atala, autobusi i skuadrës është sulmuar me hedhje shishesh e goditje me shufra hekuri nga tifozët e Olimpias. E katër lojtarë Emilio Izaguirre, Roberto Moreira, Matias Galvaliz e Jonathan Rougier kanë mbetur të plagosur e janë dërguar në spital.

Superklasikja e Honduras mes Olimpia e Motagua është ndërprerë. 10 mijë tifozët që ishin ndërkohë në shkallët e stadiumit u përpoqën të largohen nga impianti, por i kanë gjetur daljet të mbyllura nga policia që ka përdorur gas lotsjellës. Në rrëmujë disa persona kanë mbetur të shtypur. Por jashtë Estadio Tiburcio Carías Andino vendi ku ka shpërthyer ferri. Me përplasje të dhunshme e goditje levash mes tifozëve. Janë identifikuar dy tifozë që kanë humbur jetën: Carlos Fernando Alvarado (26 vjec) e Jeferson Banegas (24).

Ndeshja, në vigjilje, ishte konsideruar me rrezik. E për këtë janë përdorur 5.000 agjentë policia brenda dhe jashtë stadiumit. Presidenti i Olimpia i ka komentuar aktet e dhunës së tifozëve si "tëpafat".

https://www.youtube.com/watch?v=nIHZgMizbkg

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI