Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Barcellona formalizon super-ofertën për Neymar: Psg gati ta zëvendësojë me Dybala

Lapsi.al 19 August 2019
Barcellona formalizon super-ofertën për Neymar: Psg gati ta

Duket se janë ditë decizive për Neymar dhe konfirmimi indirekt vjen nga insistimi i Paris Saint Germain për Paolo Dybala, ndërsa lëvizja e fundit mbërrin nga Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur RAC1 (Radio Catalunya) klubi blaugrana ka vendosur "të formalizojë propozimin përfundimtar për blerjen e Neymar" për klubin francez. Emitenti katalanas, duke cituar burime brenda shoqërisë, ka shpjeguar se gjatë mbledhjes së sotme ku ishin prezent presidenti Bartomeu administratori i deleguar Oscar Grau, drejtori i përgjithshëm Bordas, e përgjegjësit e sektorit sportib Eric Abidal e Ramon Planes, është marrë vendimi për të bërë lëvizjen finale për të sjellë Neymar në Spanjë.

Një propozim - RAC1 nuk shpjegon me saktësi përmbajtjen e ofertës që Barcellona do të prezantojë - që duhet të ketë parasysh kërkesat e parisineve: të paktën 100 milionë cash e kartonin e dy lojtarëve të të rëndësishëm (flitej fillimisht për Rakitic e Coutinho, por me kalimin e brazilianit tek Bayern, kanë ndryshuar kartat në tryezë) për një shumë totale rreth 230 milionë. Shumë shpejt Eric Abidal do të niset për në Paris për të negociuar direkt me Leonardo, i bindur se do të marrë me vete rezultatin e shpresuar. E lidhja bëhet edhe me udhëtimin në Paris të agjentit të Dybala...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI