Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

"Fjalët qëllojnë, po nuk janë grushta": Rroca mohon të jetë konfliktuar fizikisht me Telushin

Lapsi.al 19 August 2019
"Fjalët qëllojnë, po nuk janë grushta": Rroca

Mes Eduard Rrocës dhe Bruno Telushit tensioni ka qenë prezent në ndeshjen e Superkupës, të fituar 4-2 nga Partizani, pas kohëve shtesë, por mesfushori i Kukësit ka mohuar që konflikti të ketë degjeneruar në grushta, në tunelin e dhomave të zhveshjes, në përfundim të pjesës së parë: "Më vjen çudi që shoq të qarkullojnë lajme të tillë - tha Rroca për Lapsin - Kishim dicka për të sqaruar, atë që mbeti pa thënë në fushë, por absolutisht nuk shkuam përtej fjalëve. E kam të qartë që fjalët qëllojnë, po nuk janë grushta..." sqaroi mesfushori

Në fakt lojtarët u përplasën në fushë, pranë mbylljes së pjesës së parë, kur debatuan për një faull duke kaluar në ofendime me njëri-tjetrin. "E përsëris, nuk ndodhi asgjë përtej nervave të lojës në tunel" theksoi Rroca.

Mesfushori ka mbetur i cuditur nga zgjedhja e teknikut Shpëtim Duro për ta lënë jashtë ndeshjes, për pjesën e dytë të lojës, edhe pse duhet thënë se performanca e Kukësit në 45 minutat e dyta, ndryshoi krejtësisht me spostimin e Musollit në qendër dhe Lulajn në mbrojtje. "E gjithë skuadra u kthye në pozicionin e duhur, ndaj dhe loja ndryshoi - shpjegoi Rroca - e jo se dalja ime i ndryshoi gjërat. Më vjen keq sepse nuk më kishte ndodhur kurrë të zëvendësohem në fund të pjesës së parë, por trajneri është i ri në skuadër dhe mendoj se do të ketë kohë ti njohë lojtarët dhe potencialin që kanë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI