Flash

Lufton leuceminë, udhëheq skuadrën nga TV: kështu Mihajlovic kualifikoi Bologna në kupë

Lapsi.al 19 August 2019
Lufton leuceminë, udhëheq skuadrën nga TV: kështu Mihajlovic

Sinisa Mihajlovic është dhe nuk është. Sheh e drejton skuadrën edhe pse fizikisht nuk ishte në stadium, në këmbë përpara pankinës. Analizoi, ndërveproi, vendosi. Ka qenë kështu në miqësore, ishte kështu edhe në daljen e parë zyrtare të sezonit për Bologna (3-0 ndaj Pisa në Kupën e Italisë).

Ndeshja në fakt nuk transmetohej direkt, por edhe ky problem është zgjidhur të dielën nga Davide Lamberti, video-analisti i skuadrës. Ai vendosi në tribunën e mbuluar të Arena Garibaldi, një streaming personal për Sinisa. “Unë - tregoi mënyrën Emilio De Leo, njeriu i taktikave të Sinisa - jam lidhur me një bashkëpunëtor në tribunë që ndjek ndeshjen, ai vetë është i lidhur me trajnerin. Në kohë reale merrnim direktivat e teknikut”. Nga dhoma e tij, Mihajlovic ka mundur të shohë golat e Poli, Orsolini e Palacio. E mbi të gjitha, ka mundur të shohë të përkthyera në fushë konceptet e shprehura nga vetë ai në Conference call para ndeshjes. E për lojtarët ishte si ta kishin aty. Gjithnjë prezent.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI