Flash

Pukki, finlandezi kryegolashënues në Premier që ia mbathi nga La Liga... prej të nxehtit!

Lapsi.al 19 August 2019
Pukki, finlandezi kryegolashënues në Premier që ia mbathi nga La

Teemu Pukki është njeriu i ditës në ishull: finlandezi ka mposhtur Newcastle me një trigolësh pas rrjetës së shënuar ndaj Liverpool gjatë debutimit në Premier dhe me katër finalizime komandon klasifikimin e golashënuesve të kampionatit anglez, përveçse është i vetmi lojtar i Norwich City që ka shënuar deri tani. Një fillim i jashtëzakonshëm për lojtarin, te Brondby mes 2014 dhe 2018-ës, por që ka një të kaluar në La Liga nën diellin e Sevilla. Që për të, i mësuar me temperaturat e vendit të tij, ishte...praktikisht i padurueshëm.

Pukki si Sterling, katër gola me kokë për të dyja javët: kush do ta kishte menduar në fillim të sezonit? Sulmuesi që po çmend mbrojtjet në Premier ka luajtur pak kudo në karrierën e tij: në Finlandë, Gjermani, Skoci, Danimarkë dhe mbi të gjitha në Spanjë mes 2008 dhe 2010. Dhe sipas Marca, pikërisht e kaluara e tij iberike ka ndikuar jashtëzakonisht, duke e bërë me shumë mundësi lojtarin që është sot.

Ylli i Cabaries ka zbarkuar në Andaluzi në dhjetor 2008, për të firmosur me Sevilla të Monchi, që e "peshkoi" nga finlandezët e KooTeePee (sot në Serinë B). Fillimi ishte premtues, por gjatë kampionatit lojtari e kishte të pamundur të duronte të nxehtin spanjoll dhe kërkoi të largohej, siFillimi ishte premtues, por gjatë kampionatit lojtari e kishte të pamundur të duronte të nxehtin spanjoll dhe kërkoi të largohej, siç zbulon në një intervistë për The Telegraph: "Isha një adoleshent dhe ishte një ndryshim i madh për mua. Shkova të jetoja larg shtëpisë, isha shumë i ri dhe koha në Sevilla ishte shumë ndryshe nga vendi im. Bënte shumë nxehtë dhe nuk kisha as ajër të kondicionuar në apartamentin tim gjatë periudhës së parë". Në 2010 Pukki u rikthye te i ftohti i tij i dashur te HJK Helsinki dhe prej aty nisi nga zero. Kush e di se si do të kishte shkuar karriera e tij nëse Sevilla do të ishte më pak e nxehtë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI