Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Video/ Joao Felix në shinat e Maradona, Ronaldo e Messi: shikoni çfarë i bën mbrojtësve të Getafe

Lapsi.al 19 August 2019
Video/ Joao Felix në shinat e Maradona, Ronaldo e Messi: shikoni

Minuta e 55 në Atletico Madrid-Getafe, java e parë e Liga 2019/20. Joao Felix mori topin në të djathtë, në gjysëmfushën e tij. Topin poshtë këmbëve të Arambarri, e pastaj një vrapim drejt portës ku evitoi Fajr, dribloi Gonzalez, u fut në zonë dhe fitoi penalltinë. Morata e humbi mundësinë nga 11 metra, por kjo pak rëndësi ka. Vëmendjen e morën 65 metrat sprint, forcë e teknikë me të cilat ylli i ri portugez prej 120 milionë euro i bëri të gjithë të kujtojnë Maradona, Ronaldo (Fenomeni) e Messi.

Nuk flitet për krahasime teknike, fisike apo cmimi, por 19 vjecari me atë aksion të mrekullueshëm ktheu në memorie veprimet që bënte Pibe de Oro tek Barcellona (e pastaj me Argjentinën e Napolin), ato të Ronaldo po në Katalonjë e nga Messi. Forcë, shkathtësi e teknikë: aksionet që bëjnë fëmijët të ëndërrojnë e tifozët të dashurohen me lojën. Veprime që shkojnë përtej lojës kolektive e taktikës: edhe ky është futboll e lojtarët që e kthejnë në vëmendje janë të destinuar të mos harrohen.

Joao Felix ka shkruar tashmë një faqe të re në Liga por, përvec atij spanjoll, mund të lërë një gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin ndërkombëtar. Në fakt, Atletico Madrid vështirë se i gabon të tilla investime, mjafton të shohësh Falcao, Mandzukic, Diego Costa, Aguero e Griezmann...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI