Flash

Barcellona pa sulmues: edhe Dembele 5 javë jashtë për dëmtim

Lapsi.al 20 August 2019
Barcellona pa sulmues: edhe Dembele 5 javë jashtë për dëmtim

Barcellona është tashmë në një situatë të vështirë me sulmuesit. Pikërisht aty ku ishte më e mbuluar, me ardhjen e Griezmann e në kohën kur ëndërronte edhe Neymar, katalnasit pësuan goditje të njëpasnjëshme nga dëmtimet: i fundit në radhë ai i Ousmane Dembélé. Pesë javë stop për sulmuesin e kombëtares franceze, që ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë, ashtu si e ka konfirmuar klubi blaugrana në një komunikatë.

Katalanasit humbën në fillim Lionel Messi: kapiteni blaugrana nuk luajti në asnjë nga ndeshjet e vigjiljes së sezonit, madje edhe në debutimin në kampionat. E pikërisht në ndeshjen kundër Athletic Bilbao u dëmtua edhe Luis Suarez, që do të mungojë në sfidën e Kamp Nou kundër Betis. Coutinho u transferua në Mynih tek Bayern, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi i Dembele, duke lënë të vetëm Griezmann në vijën e parë të Valverde.

Sikur të mos mjaftonin telashet e formacionit, dëmtimi i Dembele është goditja e fundit në cështjen Neymar. Pasi humbi kartën Coutinho, të preferuar nga PSG, tani katalanasit humbën edhe francezin, lojtari tjetër që parisienët mund ta merrnin në konsideratë në operacionin për rikthimin e O'Ney në Barcelonë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI