Flash

Inter i bën gati fanellën Sanchez: të mërkurën vizitat mjekësore për kilenin

Lapsi.al 20 August 2019
Inter i bën gati fanellën Sanchez: të mërkurën vizitat

Lukaku-Lautaro: provat e dyshes ofensive zikaltër vazhdojnë e pas testit në Gozzano ka edhe një javë punë përpara debutimit në kampionat kundër Lecce. E ndërkohë, Inter insiston për ti dhënë Antonio Conte një tjetër sulmues, që sipas të gjitha të dhënave është Alexis Sanchez. Ardhja e kilenit është kaq e sigurtë, sa në Milano i kanë bërë gati edhe fanellën, por për të parë në fushë ndoshta duhet pritur disi, sepse situata lidhet me gjendjen fizike të sulmuesit të Manchester United, që sapo është kthyer pas pushimeve të shtyra nga impenjimet në Kupën e Amerikës.

Edhe për Lukaku është parashikuar një check-up final gjatë javës, për të vlerësuar situatën atletike, por më tepër vëmendja është përqendruar tek Sanchez, vizitat mjekësore për të cilin janë prenotuar të mërkurën: tratativa është në fazë të avancuar e nuk përjashtohet që lojtari të mbërrijë në Itali nesër. Inter e Manchester United punojnë prej disa ditësh në mënyrë intensive, baza e akordit (huazim me të drejtën e blerjes - operacion mes 15 e 18 milionë euro - e pagesë e një pjese të rrogës) është arritur, agjenti i Sanchez e vetë Marotta janë optimistë për mbylljen e tratativës e mungesa e lojtarit në pankinë në ndeshjen kundër Ëolverhampton në Premier është një tjetër e dhënë e rëndësishme.

Mbi të gjithë është Sanchez që shtyn, i vendosur të rikthehet protagonist në Itali me fanellën e Inter nën urdhërat e Antonio Conte. Pikërisht trajneri ka qenë arsyeja kryesore që e ka bërë kilenin të zgjedhë zikaltrit, i bindur se mund ta ndihmojë të kalojë aventurën e palumtur tek Red Devils. Një vendim i shoqëruar nga një tjetër e dhënë: edhe në Milano fanella e tij duhet të jetë ajo me numër 7. Meqë ra fjala, një fanellë ende pa emër tek Inter.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI