Flash

Juventus mbetet pa trajner për probleme shëndetësore: Neymar e bën të fluturojë në bursë

Lapsi.al 20 August 2019
Juventus mbetet pa trajner për probleme shëndetësore: Neymar e

Juventus mund të jetë pa trajner në debutimin e kampionatit: Maurizio Sarri ka pneumoni dhe lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një komunikate. Tekniku bardhezi është ndjerë keq të mërkurën e kaluar në autobus, gjatë rrugës për në Villar Perosa, ku Juventus do të luante miqësoren tradicionale. Sarri megjithatë ka dashur të jetë në pankinë për këtë takim, ndërsa nuk u nis për në Trieste, për miqësoren kundër të zotëve të shtëpisë të shtunën në mbrëmje.

"Sarri, pas pushimit nën vëzhgim në fundjavë, ka mbërritur në JTC ku ka koordinuar punën e stafit të tij. Trajneri nuk ka mundur të drejtojë stërvitjen në fushë për shkak të sindromës influencale, që e goditi javën e kaluar - lexohet në faqen e Juventus - Në pasditen e vonë Sarri iu nënshtrua kontrolleve të tjera që kanë konfirmuar një pneumoni për të cilën është saktësuar edhe terapia specifike. Trajneri e ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndëtësore". Në këtë pikë skuadra përgatitet në debutim në kampionat të shtunën në 24 gusht në Parma, pa trajnerin në pankinë.

Por nëse trajneri komplokon planet e Juventus, prespektiva që mund të blejë Neymar e bën të fluturojë në bursë. Në një merkato aksionesh, titulli Juventus nisi në orën 9.30 me një +3,57% për të aritur më pas +5,38% një orë më vonë, për një vlerë aksionesh prej 1,564 euro. Një sjellje e tillë ndodhi edhe në 23 korrik (+3,3% e titulli prej 1,555 euro): në Bursë lidhja Juve-Neymar pëlqehet, tani i takon Paratici ti bëjë ëndërrat realitet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI