Flash

Juventus "vërsulet" mbi Neymar: ofrohet Dybala e një pagesë super

Lapsi.al 20 August 2019
Juventus "vërsulet" mbi Neymar: ofrohet Dybala e një

Juventus është futur me prepotencë në garën për Neymar. Lajmi që ka shpërthyer në Spanjë, ka gjetur konfirmimet e para në Brazil: Fabio Paratici përvec se ofron Dybala (vlerësohet 80 milionë euro) për Psg, ka vendosur në tavolinë një shifër të afërt me 100 milionë euro për të mundur konkurencën e Barcellona e Real Madrid. Por jo vetëm kaq, sepse bardhezinjtë i kanë garantuar brazilianit të njëjtën pagë si në Paris: 37 milionë euro në sezon.

Të parët që kanë dalë me lajmin e bujshëm ishin spanjollët e As, që shpjegojnë se Real Madrid është tërhequr prapa në garën për lojtarin, duke mos plotësuar kërkesat e Leonardo e Psg, ndërsa Barcellona është jashtë garës për shkak të vështirësive për të gjetur një akord ekonomik me klubin parisien edhe me lojtarët për këmbim. Për të prëditshmen spanjolle, por edhe për Globoesporte në Brazil, është pikërisht Juventus skuadra më pranë kërkesave të drejtorit sportiv të PSG, Leonardo, e vetmja e ulur në tavolinë në këtë moment me një as nën mëngë: Paulo Dybala.

Tekniku i Psg Thomas Tuchel ka deklaruar gjithnjë se nuk ka ndërmend të lejojë ikjen e Neymar pa patur një zëvendësues në lartësinë e duhur e transferimi i Coutinho tek Bayern Monaco i hoqi shanset propozimit të Barcellona. E kundërta ndodh me Juventus: i vlerësuar 80 milionë euro, Joya do të ulte shumë pjesën e pagesës për operacionin, që mbetet për tu studiuar në formulë. Dybala plùs 100 milionë: kjo është oferta përfundimtare e Juventus.

Neymar, që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për tu kthyer tek Barcelona, do të kishte në Torino një trajtim luksi dhe një pagesë të njëjtë me atë që merr në Paris. 37 milionë euro në sezon, edhe më shumë se Cristiano Ronaldo. Por para gjithckaje Paratici duhet të arkëtojë nga Mandzukic, Matuidi e Rugani.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI