Flash

Ligue 1, ndryshim epokal: ndalohen koret homofobe dhe ofendimet me sfond seksual në stadium

Lapsi.al 20 August 2019
Ligue 1, ndryshim epokal: ndalohen koret homofobe dhe ofendimet me sfond seksual

Bëhet fjalë për një ndryshim epokal. Të paktën sa i përket gjuhës së përdorur në stadiume. Në Francë në fakt ka nisur faza e tolerancës zero kundër homofobisë. E madje edhe shprehja e zakonshme “të q...” që recitohet në kot nga ultrasit mund ti kushtojë rëndë skuadrave të zemrës.

Të shtunën, arbitri Mokhtari ka ndërpreë për disa minuta Nancy-Le Havre, për shkak të koreve me sfond homofob nga tifozët vendas. Një vendim në linjë me protokollin e ri të vendosur nga plani kundër luftës ndaj diskriminimit të kërkuar nga Liga, Federata e Futbollit Ministria e Sportit. Ndeshja e Ligue 2 rifilloi vetëm pas apelti për qetësi.

Por edhe “Paris Paris On t’encule” të thirrura në stadium gjatë ndeshjes së mbrëmjes Rennes-Psg kanë përfunduar në raportin e delegatit të ndeshjes. Arbitri nuk e ndaloi ndeshjen, por ofendimet franceze të intonuara nga tifozët bretonë do të gjykohen tashmë nga komisioni i disiplinës i Ligës që, ashtu si për tymueset apo ofendimet raciste, mund të dënohet me gjoba apo mbylljen e sektorëve fajtorë. Episode të ngjashme, kujton Le Parisien, janë shënuar edhe në Nimes, Bordeaux, Tolosa e Lens.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI