Flash

Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Lapsi.al 20 August 2019
Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën  vizitat
Fiorentina-Ribery, tratativa vjen në pikëmbërritje. Gjithcka e kryer për ardhjen në Firence të mesfushorit francez, që bëri historinë me Bayern Munchen: gati një kontratë dyvjecare me rrogën rreth 4 milionë euro në sezon. Të mërkurën Ribery mund të jetë në Firence për vizitat mjekësore. "Gati për një sfidë të re", ka shkruar Ribery në Instagram. Për të përcaktuar destinacionin mendon ish-shoku i skuadrës tek bavarezët Luca Toni,: "Vëllai im... lojtar i madh! Do vish në Itali?". Përgjigja nuk lë vend për enigma: shumë emoticon mes të cilëve gjetën hapësirë tre zemra dhe simboli i ok. Kaq është dashur të ndezë entuziazmin e tifozëve të Fiorentina.
View this post on Instagram

Prepared for a new challenge! ? ?? ?? #fr7

A post shared by Franck Ribéry (@franckribery7) on

Fiorentina ndërkohë po mendon ta kënaqë Ribery, duke firmosur edhe me fizioterapistin e tij Giovanni Bianchi. Serie A nuk ishte opsioni i vetëm për kampionin francez (propozimet erdhën edhe nga Rusia, Arabia Saudite e SHBA) por klubi viola është zgjedhja që e intrigoi më shumë. Për Commisso një goditje e madhe. Simboli i një 'rilindje' që ishte paraprirë me blerjet e Boateng, Pulgar, Lirola e Badelj e me konfirmimin e Federico Chiesa.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI