Flash

Trajnerët 'xhepshpuar': Mourinho ka shpenzuar 1.5 miliard euro për merkato

Lapsi.al 20 August 2019
Trajnerët 'xhepshpuar': Mourinho ka shpenzuar 1.5 miliard euro

Asnjë si José Mourinho. Të paktën kur vjen puna për të shpenzuar para, për të blerë përforcime për skuadrat e tij, duke qenë se në 19 vjet karrierë të shkëlqyer (25 trofe të fituar flasin për të) ka nxjerrë nga arkat e klubeve dicka të tillë si 1,4 miliardë stërlina (1,53 miliardë euro).

Për të arritur në këtë shifër monstruoze Special One ka blerë 97 futbollistë (mesatarisht 14.432.989 stërlina për lojtar, me rekordin prej 89 milionë stërlina për Paul Pogba), ndërsa 'armiku' i tij Pep Guardiola është ndalur tek 1,03 miliardë stërlina (1,12 miliardë euro), por për "vetëm” 52 lojtarë (me një mesatare prej 19.807.692 stërlina për blerje, nga të cilat 62,5 milionë vetëm për Rodri, i ardhur në verë tek Manchester City).

Në fakt, sipas llogarive të bëra nga tabloidi The Sun, zbulohet se as teknikët italianë nuk janë nga ata që kursejnë, me Carlo Ancelotti e Massimiliano Allegri respektivisht në vendin e dytë e të pestë të listës: i pari me 1,1 miliardë stërlina (1,2 miliardë euro) për 85 futbollistë (blerja më e kushtueshme e trajnerit aktual të Napoli ishte Gareth Bale 86 milionë stërlina) e ish-juventini me 914 milionë stërlina (gati 1 milionë euro) për 87 lojtarë (më i shtrenjti Cristiano Ronaldo, 98 milionë stërlina vitin e kaluar).

Por emri surprizë në numrat e trajnerëve “xhepshpuar” është padyshim Manuel Pellegrini i Ëest Ham, që është renditur i katërti me 949,14 milionë stërlina (mbi 1 miliard euro) për 82 blerje (edhe në këtë rast rekordi i takon CR7, me 80 milionë stërlina në 2009).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI