Flash

Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs

Lapsi.al 20 August 2019
Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes
I gjithë faji është i parajsës, por këtë herë është i VAR. Goli i anulluar Manchester City në fundin e ndeshjes së kampionatit përballë Tottenham, që la në fuqi barazimin 2-2 mes dy skuadrave rivale ka provokuar një përleshje masive mes tifozëve të Citizens dhe atyre të Spurs, pasi kanë dalë nga stadiumi Etihad. Pamjet nga përleshja masive janë publikuar online nga mediat britanike dhe aty shihen forcat e policise duke përdorur edhe shkopinjtë e gomës, në tentativë për të parandaluar që situata të degjenerojë. I gjithë tërbimi i tifozëve të City u shkaktua pas vendimit kontrovers të VAR-it për ta anulluar golin e fitores së mundshme, të shënuar në kohën shtesë nga Gabriel Jesus. Guardiola ka protestuar mbi këtë vendim të asistentit teknologjik për arbitrat edhe në konferencë për shtyp, ndërkohë që tifozët e Spurs i kanë nervozuar kundërshtarët e tyre pikërisht duke i bërë shenjën e VAR, edhe pse imazhet e përsëritjes së aksionit evidentuan prekjen më dorë të topit nga Laporte, përpara se Jesus të shënonte në portën e Lloris.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI