Flash

Zonë e infektuar: bllokohet ndërtimi i stadiumi të ri të Beckham

Lapsi.al 20 August 2019
Zonë e infektuar: bllokohet ndërtimi i stadiumi të ri të

Nuk është ndërtuar ende (koncensioni 99 vjecar është në fazë negociimi), por stadiumi 25.000 vendesh i Inter Miami të David Beckham mund të mos e shohë dritën kurrë, të paktën jo në vendin ku fillimisht ishte menduar të ndërtohej. Terreni në të cilin do të ngrihej impianti, prezenton një zonë të infektuar me arsenik dy herë mbi normën e lejuar (por kalohen limitet e ligjit edhe për barium e plumb), që përfaqëson një rrezik të madh për shëndetin.

Ai që zbuloi shkallën e ndotjes së mjedisit në zonën e destinuar për ndërtimin e objektit sportiv (një projekt prej 1 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu një hotel, zyra, dyqane dhe fusha futbolli në çatinë e një parkingu) ishte një studim i realizuar nga një kompani mbi analizat e mjedisit të punësuar nga klubi (EE&G), ndërsa një studim i dytë, i kryer nga DERM (një akronim për Departamentin e Menaxhimit të Burimeve Mjedisore), konfirmoi praninë e përqendrimeve të larta të plumbit në nëntokë. "Këto rezultate janë dukshëm një burim shqetësimi i madh sepse ato tregojnë se sipërfaqja është dukshëm më e kontaminuar sesa duhej të ishte normalisht," ka shpjeguar për Miami Herald kryetari i Bashkisë së Miami, Francis Suarez, duke shtuar se ai kishte kërkuar analiza të mëtejshme nga një firmë tjetër këshillimi.

Testet e reja do të paguhen përsëri nga Inter Miami, ekspertët e të cilit fillimisht kishin llogaritur një kosto prej 35 milion dollarë (31.5 milion euro) për bonifikimin e tokës, por që tani, sipas Suarez, do të tejkalojë 50 milion dollarë (45 milion euro). Sigurisht, tani koha po mbaron: Inter Miami do të arrijë në Major Soccer League në vitin 2020 dhe derisa stadiumi të jetë gati, do të duhet të luajë ndeshjet në shtëpi në Fort Lauderdale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI