Flash

Dita e të vërtetës: Icardi shkon drejt refuzimit të Napolit, e poston bardhezi

Lapsi.al 22 August 2019
Dita e të vërtetës: Icardi shkon drejt refuzimit të Napolit,
E ardhmja e Mauro Icardi është gjithnjë një rebus e në horizont nuk shihet zgjidhja. Napoli, e vetmja skuadër që ka lëvizur vërtetë me një ofertë këto javë, ka humbur durimin dhe ka fiksuar për sot ultimatumin për ta marrë një përgjigje nga sulmuesi i Inter. Përgjigje që në fakt duhet të jetë "jo, faleminderit". Argjentinasi nuk është i bindur të bashkohet me bardhekaltrit dhe dëshira e tij është ose të qendrojë tek Inter, ose të kalojë tek Juventus. Situata nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk ka sinjale inkurajuese. Enigmatike si zakonisht postimet e fundit të Icardi në Instagram, që është kthyer të postojë bardhezi. Në anën tjetër është edhe demonstrimi i shtëpisë në konstruktion në Milano, si mesazh i qartë se dëshiron të qendrojë tek Inter me cdo kusht. Ndërkohë, Wanda Nara pritet në Capri për një shooting fotografik e me shumë mundësi do ti komunikojë De Laurentiis vendimin për të mos pranuar 7,5 milionë euro në sezon të ofruara nga Napoli. Është vërtetë Juventus që pret, por operacioni ka shumë pengesa. Në të kaluarën Steven Zhang i ka premtuar tifozëve se nuk do ta shesë Icardi tek bardhezinjtë e i vetmi lojtar që mund ti ndryshojë këto barriera është Paulo Dybala. Këmbim i vështirë, edhe për vullnetin e presidentit të Juventus, Agnelli, për të mos e shitur Joya tek zikaltrit.
View this post on Instagram

⬛️

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι - MI9 (@mauroicardi) on

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI