Flash

Njeriu më i shpejtë i planetit me doping: jo pozitiv, por rrezikon dy vjet dënim

Lapsi.al 22 August 2019
Njeriu më i shpejtë i planetit me doping: jo pozitiv, por rrezikon dy
Christian Coleman, njeriu më i shpejtë i planetit në tre vitet e fundit, rrezikon skualifikimin për doping. Lajmin e zbulon e përditshmja angleze Daily Mail, që pohon se sprinteri nuk është treguar i disponueshëm për tre testë antidoping radhazi, fakt i barazvlefshëm me gjetjen pozitiv, sipas rregullave të Wada-s. 23 vjecari amerikan, që në 2017 firmosi një kontratë milionere sponsorizimi me Nike, që e ka përzgjedhur si pasardhësin e Usain Bolt, ka kontestuar një nga tre rastet e mungesës së disponibilitetit. Nëse nuk arrin të tregojë pafajësinë, do të humbasë Botërorin në Qatar e Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, me një skualifikim për dy vjet në dëm të tij. Janë duke u zhvilluar ndërkohë takime të nivelit të lartë mes agjensisë botërore antidoping Wada, asaj amerikane Usada e federataës ndërkombëtare të atletikës Iaaf për të qartësuar situatën. Për tu përmendur është fakti që Coleman duhet të sfidonte Yohan Blake në 100 metra, në meeting e të dielës së kaluar në Birmingham, por hoqi dorë në momentin e fundit, duke u justifikuar me një dëmtim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI