Flash

United grusht i hekurt me Pogba: lojtarët të tronditur nga vendimi i Solskjaer për penalltitë

Lapsi.al 22 August 2019
United grusht i hekurt me Pogba: lojtarët të tronditur nga vendimi i

Vendimi është marrë. Penalltitë e United nuk do ti godasë më Paul Pogba. Francezi e luajti keq mundësinë e fundit për të mbetur lojtari që godet penalltitë e Red Devils, duke dështuar përballë Rui Patricio në sfidën kundër Ëolves. E tani, ashtu si raporton The Sun, Solskjaer e ka zgjidhur filemën që tërboi tifozët e Manchester United. Nga 11 metrat do të shkojë gjithnjë Rashford, pa patur nevojë të grinden lojtarët sa herë arbitri tregon pikën e bardhë. Cështja është si do ta presë francezi...

Kjo, sipas tabloid, është pika delikate e cështjes. Duke u nisur nga hipoteza se francezi do të qendrojë tek United. As Real Madrid e as Juventus nuk kanë ndërmend të paguajnë 200 milionë euro që anglezët kërkojnë për të lënë të lirë mesfushorin me merkaton e brendshme të mbyllur. Por cfarë lojtari do të ketë në dispozicion Solskjaer për të paktën gjysmën e sezonit? Duke parë premisat, ndoshta jo një lojtar të motivuar e të gatshëm të japë 100% për skuadrën. Pogba është një lojtar nga ata që kanë nevojë të ndjejnë përreth besimin e lojtarit dhe shoqërisë. E vendimi i trajnerit nuk shkon në atë drejtim.

Sipas The Sun, shokët e skuadrës janë tronditur për zgjedhjen e norvegjezit për të shkarkuar Pogba nga goditjet e penalltive. Ndoshta edhe të frikësuar nga reagimi i francezit. Me shumë mundësi kjo është thyerja përfundimtare mes kampionit të botës e Manchester United. Me lojtarin në të tilla pozita Mourinho shkoi drejt shkarkimit, tani mbetet për tu parë nëse Solskjaer do të ketë të njëjtin fund. Tekniku e mori vendimin, tani duhet pritur fusha për të kuptuar pasojat.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI