Flash

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Lapsi.al 23 August 2019
Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë të favorshme për Elseid Hysaj, i detyruar tashmë të kalojë një tjetër vit në Napoli, ku më së shumti e pret pankina. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, njeriu që u përpoq deri në fund ti gjente një skuadër të re.

Pas dështimit të transferimit tek Atletiko Madrid, që ishte edhe pista më e mundshme, u rrëzuan njëra pas tjetrës edhe Tottenham e Roma. Askush nuk dëshironte ta blinte mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare, të paktën jo për 20 milionë euro të pretenduara nga presidenti i Napolit. Giuffredi e kishte reflektuar edhe më herët këtë pikë delikate në merkato, por De Laurentiis nuk ka hequr dorë nga pretendimi i tij për lojtarin, duke i humbur të gjithë pretendentët dhe duke patur tashmë në skuadër një titullar, të destinuar të ngrohë pankinën.

Sipas asaj që bën të ditur agjenti i Hysajt, në një prononcim për Tuttomercatoëeb, në përfundim të takimit për transferimin e Biraghi tek Inter, qendrimi i mbrojtësit shqiptar tek Napoli është e sigurtë: "Mbetet në Napoli", ka deklaruar Giuffredi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI