Flash

"Ata bënë një gol, ne jo": matematicieni Lerda shpjegon humbjen e Partizanit

Lapsi.al 23 August 2019
"Ata bënë një gol, ne jo": matematicieni Lerda shpjegon

Me pak fjalë e me atë pajmen e trajnerit që di cfarë bën, apo të kompetentit që nuk mund të ketë bërë gabime, Franco Lerda, vazhdon mënyrën mediatike të komunikimit me lojëra fjalësh, duke harruar se në fund, ato që kanë rëndësi janë rezultatet: "Kukësi bëri një pjesë të parë më të mirë, ne e bëmë të dytën - u shpreh italiani -. Ata bënë një gol, ne jo. Ata e ndërtuan lojën në gabimet që bëmë ne. Bëmë shumë gabime. U munduam t’i rikuperojmë në pjesën e dytë, por ka qenë e vështirë".

Rezerva për arbitrimin nga tekniku i Partizanit, pavarësisht se nuk del hapur: "Takimi u vendos nga një penallti, e më duket shumë e dyshimtë. Gjithësesi, humbja është njësoj, si ndeshjen e parë, të dytën apo një javë tjetër. Disa lojtarë të mitë nuk ishin rikuperuar".

3-5-2 i teknikut italian ka marrë një goditje të fortë, që u fsheh nga triumfi në Superkupë, por doli qartë në të parën e kampionatit, tani e pranuar edhe nga vetë Lerda: "Të 3 qendërmbrojtësit më kanë pëlqyer, por kemi stonuar në lojtarët e krahut".

Të këshilluara

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë ...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI