Flash

Inter në ankth: beson tek Sanchez, por 7 e merr Icardi

Lapsi.al 23 August 2019
Inter në ankth: beson tek Sanchez, por 7 e merr Icardi

Kur pret një përgjigje që mund të ndryshojë skenarët, natyrisht nervozohesh. Kështu po ndodh edhe me Inter, që pavarësisht heshtjes nga Manchester vazhdon të mbetet me besim për ardhjen e Alexis Sanchez në Pinetina. Për momentin bisedimet janë ende të bllokuara: Sanchez mbetet në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e tij Fernando Felicevich, duke shpresuar në një sinjal pozitiv nga ana e United, që insiston se propozimi zikaltër është i pakënaqshëm. Pengesa është ndarja e pagesës për rrogën e Sanchez, sepse anglezët nuk kanë ndërmend të shkojë përtej 50%.

Inter duhet të bëjë llogari të tjera për cështje bilanci e ka një tavan prej 4 milionë përtej të cilës nuk mund të shkojë. Sanchez – po të heqësh rrogat e korrikut e gushtit që do garantohen nga anglezët – duhet të marrë për këtë sezon 12 milionë të tjera e 4 milionët e Inter janë larg nga gjysma. I mbetet kështu United të pranojë të mbulojë pjesën e mbetur.

Ndërkohë, Alexis tek zikaltrit mund të jetë i detyruar të heqë dorë edhe nga dicka tjetër, ajo e fanellës me numër 7. Brenda të dielës Inter do të prezantojë listën me 25 emra për kampionatin – që mund të ndryshojë deri në 2 shtator, por nuk mund të modifikohet tek numrat e fanellave – e numri i preferuar i Alexis për momentin është prenotuar nga Mauro Icardi, që e kërkoi sapo kuptoi se 9 e tij do përfundonte tek Romelu Lukaku.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI