Flash

Liverpool gati të thyejë një rekord të Manchester United falë… fanellës

Lapsi.al 23 August 2019
Liverpool gati të thyejë një rekord të Manchester United

Në futboll, ato që kanë rëndësi janë fitoret. Është e vërtetë që në futbollin e sotëm, për të fituar, është e nevojshme që faktorë të ndryshëm të ndërthuren në mënyrën më të mirë. Një kriter i rëndësishëm janë paratë e që ti kesh... duhet të fitosh. Një fitore si ajo e Champions, sjell para, jo vetëm nga trofeu, por edhe nga sponsor. E kështu, Liverpool është në gjendje të thyejë një rekord ekonomik të Manchester United.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Nike është gati ti ofrojë Liverpool një shifër të jashtëzakonshme, por që ende nuk është zbuluar. Nga ajo që thuhet, shifra monstruoze do të eklipsojë rekordin që në Angli mbahet nga Manchester United, për të ardhura nga sponsorët teknikë. Adidas i paguan Red Devils 75 milionë euro në sezon. E nëse sot në Anfield hyjnë ‘vetëm’ 45 milionë stërlina nga Neë Balance, uniforma e sezonit 2020/2021 dizenjuar nga Nike është gati të thyejë rekordin e rivalëve. A do të arrijë të thyejë edhe rekordin e Premier League të fituara? Mundet, por vetëm në fund të 2021. E përditshmja britanike sqaron se klubi ka qenë në negociata edhe me Adidas e Puma, por pa u bindur nga shifrat e ofruara.

Rekordi i fitoreve në Premier mbahet nga Manchester (20) e Liverpool (18) duhet të fitojë këtë dhe kampionatin e ardhshëm për ta barazuar. Ndoshta mund tia dalë, nëse Nike i akordon Liverpool një shifër për rekord kontinental: për momentin e njëjta firmë i paguan Barcellona shumën e 100 milionë stërlina. Mund të bëhet, duke qenë se Reds sapo kanë kaluar Barça për trofetë e Champions League (5-6). E nëse kanë bërë kaq mirë me më pak para se rivalët në dispozicion, kush e di ku mund të arrijë me shifrën rekord nga sponsori i ardhshëm teknik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI