Flash

Maska e Jimenez dhe historia e saj …por kundër Torinos nuk e vendosi

Lapsi.al 23 August 2019
Maska e Jimenez dhe historia e saj …por kundër Torinos nuk e vendosi
Ndeshja e vajtjes së sfidës paraeliminatore të Europa League u mbyll me humbjen e Torinos në shtëpi nga Wolverhampton, por ajo që bëri përshtypje është se Raul Jimenez shënoi e… nuk vendosi maskën e tij prej wrestler. Maskë që në fakt lojtari e përdor për të festuar golat e tij, është një dhuratë e yllit të Wrestling, Sin Cara. Sulmuesi e publikoi në Twitter, prillin e kaluar, foton e maskës së dhuruar nga wrestleri i tij i preferuar, duke falenderuar heroin e ringut. Nuk është në fakt se Cara ka patur një rritje shikueshmërie në Europë që kur Jimenez po i bën reklamë, por ashtu si dëshmojnë përgjigjet në postimin e lojtarit, shumë kërkojnë një imitim të maskës. Ajo e përdorur nga futbollisti 28 vjecar është modeli i maskës së përdorur nga Sin Cara në betejat e tij në ring por… nuk është origjinale. Zakonisht, wrestleri përdor versionin e gjelbër dhe normalisht edhe materiali, në mënyrë që ta lejojë të ndeshet pa u penguar. Por ajo që iu dhurua Jimenez është e personalizuar: ka një sfond të verdhë me një fantazi të përsëritur, që ngjan me vijat e tigrit. Në fakt, janë simbolet e stemës së Wolverhampton. Ky është motivi që tifozët e adhurojnë...Çudi që pas golit ndaj Torinos nuk e vendosi...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI