Flash

“Shkoj të shoh Arsenal, pa u dalluar nga askush!”: romantiku Henry, në versionin 007

Lapsi.al 23 August 2019
“Shkoj të shoh Arsenal, pa u dalluar nga askush!”: romantiku

Në epokën e futbollit ku për cdo lojtar mund të ketë një telekamera të fiksuar mbi të për 90 minuta e për cdo tifoz mund të regjistrohet një video në moment, të kalosh pa u parë është një mision i pamundur… por jo për Thierry Henry.

Francezi është kthyer gjithnjë në vendin e tij të zemrës, në Emirates Stadium dhe e ka bërë këtë jo vetëm kur ishte futbollist (u kthye të veshë fanellën e Arsenal në pauzën e kampionatit amerikan). Henry ka zbuluar një detaj shumë interesant dhe romantik: pasi ishte shkarkuar nga Monaco, është futur shumë herë në stadium, për të parë ndeshjet e Arsenal, pa u njohur. Ylli i padiskutueshëm i historisë së Gunners, kishte nevojë për qetësi, për të përgatitur kthimin e tij në një pankinë dhe atë qetësi mund tia jepte vetëm anonimati.

E ka pranuar vetë ish-sulmuesi në një intervistë për Telegraph: “Arrita të shoh disa ndeshje pa e kuptuar askush që isha aty, gjë që ishte fantastike. Shoh ndonjëherë edhe ndeshjet e Arsenal e askush nuk e di që jam aty”. Henry është në pritje të një telefonate për një pankinë të re, gjë që deri tani nuk ka ndodhur, por ndërkohë mund ti kushtohet spiunazhit: të kalosh pa u parë, pavarësisht famës botërore, është një tregues i një punë që duket se është i aftë ta bëjë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI