Flash

Torres lë futbollin, Iniesta përlot botën me letrën e tij

Lapsi.al 23 August 2019
Torres lë futbollin, Iniesta përlot botën me letrën e tij

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Sa e çuditshme. Është shumë e çuditshme, do të thosha bukur e çuditshme. Këtu, të dy jemi gati të luajmë ndeshjen tënde të fundit si profesionist. Unë ende kam disa për të luajtur. Këtu jemi, në anën tjetër të botës. Është e njëjtë si jeta, e çuditshme si ajo, na solli Japoni për të thënë lamtumirë.

Futbolli na bashkoi më shumë se 20 vjet më parë, kur ishim fëmijë. Epo, gjithmonë do të jesh ‘El Nino’. Dhe nuk do të na ndajë kurrë. Ne jetonim në qytete të ndryshme. Ti në Madrid dhe unë në Barcelonë. Por, ne kurrë nuk ishim armiq. Vetëm miq që kanë veshur fanella të ndryshme.

Sepse historia jonë, megjithëse shumë nuk e dinë atë, vjen nga larg. Nga shumë larg. Nuk kishte rëndësi që një ditë të kalonit kufijtë gjatë rrugës për në Premier League, ku ata zbuluan talentin e një ‘Nino’ unik, së pari tek Liverpool dhe më pas te Chelsea. Kur u ktheve në shtëpinë tënde, te Atletico, unë pata lëvizur si gjithë të tjerët, sepse futbolli, përtej sukseseve apo dështimeve në sport, është një mënyrë për të kuptuar jetën. Dhe ti, Fernando, i ke dhënë dinjitet këtij sporti. Sportit tonë.

Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Na ka çuar në çdo cep të botës. Dhe shiko ku jemi sot. Në Tosu, ti dhe unë duke luajtur një ndeshje futbolli. Edhe një tjetër. Por nuk është thjesht një tjetër, është ndeshja jote e fundit, e kush e dinte? Ti do përballesh me David Villa dhe me mua. Pastaj do të shkosh në shtëpi. Atje po të presin, megjithëse duhet të dish se topi do të jetë më i trishtuar se dje. Shijo gjithçka që do të vijë tani tek ty dhe ji i lumtur. Por sa e çuditshme, Fernando. Ju nuk jeni larguar akoma dhe mua më mungon tashmë.”

Ishte kjo letra publike e Andres Iniesta për ndeshjen e fundit të Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll mbylli karrierën në ndeshjen Sagan Tosu - Vissel Kobe, pikërisht përballë Andres Iniesta e David Villa të cilën e fituan këta të fundit 6-1. 

Për letrën e Iniestës reagoi edhe Torres në rrjetet sociale.

"Sot u zgjova duke ditur që do të luaj ndeshjen time të fundit si profesionist dhe duke menduar se do ta përballoja normalisht. Më pas lexova letrën e një shoku dhe fillova të emocionohem ... faleminderit mik, @ andresiniesta8.”

Image associée

 

 

Të këshilluara

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë ...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI