Flash

Kenia mbyll lokalet për censusin. Revoltë popullore për të parë Arsenal-Liverpool

Lapsi.al 24 August 2019
Kenia mbyll lokalet për censusin. Revoltë popullore për të
Hashtagu # census2019 po ecën fuqishëm në rrjetet sociale në Kenia. Por jo sepse njerëzit mezi presin të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, por sepse po ngrihen një protestë popullore kundër mbylljes së bareve gjatë fundjavës, me vendim të Qeverisë, gjë që do ti mohonte shumicës së fansave të mblidhen për të parë ndeshjet në Premier League, të transmetuara vetëm në TV me pagesë dhe për këtë arsye evidente për shumicën dërrmuese të popullatës është e mundshme vetëm në lokalet me abonim në TV me pagesë. Fillimisht vetëm një qark kishte respektuar direktivën e Ministrit të Brendshëm Fred Matiang, ajo e Machakos, por ditët në vijim edhe 46 qarqet e tjerë u detyruan ta zbatojnë atë. Megjithë ortekun e protestave, Matiang përsëriti se të gjitha baret do të mbyllen brenda ditës së shtunë në orën 17:00 dhe nuk do të rihapen deri të hënën. Vendimi u mor për ta bërë detyrën e oficerëve të regjistrimit, të cilët punojnë në mbrëmje, më pak të komplikuar, kur shumë qytetarë do të gjendeshin në gjendje të dehur. Por futbolldashësit e kanë marrë shumë keq. Të shtunën, në orën 19.30 pasdite, do të luhet ndeshja më e rëndësishme e Premier, ajo mes Arsenal dhe Liverpool. Dikush ka nisur idenë e një shtyrje të vendimit për ato dy orë, të tjerë i kërkojnë qeverisë të blejë të drejtat e ndeshjes, në mënyrë që të mund të transmetohet në kanalin kombëtar pa pagesë. Në pamundësinë e qartë që kjo të ndodhë, për tifozët e varfër kenianë pritet një fundjavë e thatë: pa alkool dhe futboll. Dhe për një herë, Liverpool "do të ecë vetëm" në mesin e savanave të Kenia ...

Të këshilluara

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë ...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI