Flash

Real Madrid buzëqesh: PSG, për Neymar, i kërkon Barcelonës Dembélé

Lapsi.al 25 August 2019
Real Madrid buzëqesh: PSG, për Neymar, i kërkon Barcelonës

Koha kalon, mbeten tashmë vetëm 9 ditë nga mbyllja e merkatos e telenovela Neymar është larg konkludimit. Sipas asaj që bëhet e ditur në orët e fundit, Barcellona duket larg brazilianit. 'Le Parisien' zbulon se Psg po mundohet të bindë Ousmane Dembélé të kthehet në Francë si pjesë teknike e këmbimit me O'Ney, por në Katalonjë nuk lëvizin nga pozicioni i tyre: duan të marrin brazilianin në huazim me të drejtën e blerjes, jo të detyrueshme.

Në këtë këndvështrim, rritet pesizmizmi në shtëpinë e Barcellona. Rikthimi i Neymar duket i komplikuar, sepse dy klubet vazhdojnë të jenë larg. Barça ka pak likuiditet për të investuar, pas operacioneve të kushtueshme të Griezmann e de Jong e nuk ka gjetur ende as akordin me lojtarët në këmbim. Parisienët duan me cdo kusht Demélé, ndërsa kalatanasit nuk shkojnë përtej një huazimi me të drejtën e blerjes. Shumë pak edhe për Neymar, që me një ofertë të tillë nuk është i gatshëm të dalë publikisht për ta vënë me shpatulla pas murit klubin e tij aktual.

Për të gjithë këto motive, duket se në lojë për fenomenin brazilian ka mbetur vetëm Real Madrid. Ndërkohë, Psg nuk po qendron pa lëvizur, për të qenë gati në rast të ikjes së O'Ney. Sipas 'Mirror', një delegacion i francezëve është gati të zbarkojë në Londër javën e ardhshme për të blerë nga Crystal Palace, Wilfred Zaha, një operacion prej 100 milionë stërlina.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI