Flash

"Shumë tifozë injorantë pas meje": Ancelotti tregon episodin nervoz në Firence, ndërsa për Juventus...

Lapsi.al 25 August 2019
"Shumë tifozë injorantë pas meje": Ancelotti tregon

Carlo Ancelotti i gëzohet fitores në Franchi ("këto janë tre pikë të rëndësishme duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në ndeshje ) e shpjegon nervozizmin e tij në fund të ndeshjes. "Pas shumë fyerjesh i thashë disa tifozëve të shkonin në shtëpi. Më vjen keq sepse kam simpati për Fiorentina, babai im ishte tifoz viola - u shpreh Ancelotti -. I bëj komplimenta tifozëve të ndershëm të Fiorentina, por fatkeqësisht ka edhe injorantë dhe ishin të shumtë pas pankinës sime".

Tekniku i Napoli analizon kështu ndeshjen spektakolare në Firence: "Kartonët e verdhë ndikuan pak, nuk mbrojtëm mirë, përpara disa situata u interpretuan shumë mirë. Në Franchi nuk është asnjëherë e lehtë për Napoli. Ishim disi të bllokuar dhe me vonesë në presing, ndërsa kur kaloi momenti i tyre u treguam të aftë ta administronim. Këto janë tre pikë të rëndësishme duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në ndeshje".

Të shtunën e ardhshme është sfida e madhe me Juventus. "Të përballesh me Juve në një moment kalimi? Momenti i kalimit nga një trajner tek tjetri. Përfitoj nga rasti për ti bërë urimet Maurizio Sarri, e di që nuk do ta shoh por shpresoj ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur. Ndeshja vjen në javën e dytë por nuk ka rëndësi, më mirë kështu".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI