Flash

Tërbohet Montella: "Mertens simuloi. Për çfarë duhet Var?"

Lapsi.al 25 August 2019
Tërbohet Montella: "Mertens simuloi. Për çfarë duhet

Java e parë e Serie A dhe menjeherë polemika. Vincenzo Montella është tërbuar për shkak të vendimeve arbitrale në ndeshjen kundër Napoli, vecanërisht për penalltinë e akorduar, për 'ndërhyrje të parregullt' ndaj Mertens. "Nuk ka asnjë shpjegim logjik. Është një episod simulimi, po përse nuk e shohin? Janë 5... Për cfarë shërben? Nuk mund të pranoj gabime me teknologji", deklaroi tekniku i Fiorentinës.

Montella, që vazhdon të "besojë në drejtësinë e arbitrave", mbron Federico Chiesa, por jo pa lëshuar një tjetër shigjetë: "Nuk dua të dëgjoj më se Chiesa është simulues. U lodhëm, mjaft! Ai nuk simulon, të tjerët ndoshta po...”.

"Një pikë nuk ndryshonte asgjë - vazhdoi tekniku - nuk është gabimi në vetvete por arsyetimi të jep bezdi. E kam të vështirë të pranoj, por nuk i tregova mungesë respekti arbitrit. Mora të verdhë sepse nxitova në penalltinë e mundshme ndaj Ribery... Ndoshta sepse doja ta goditja vetë".

Përtej polemikave, Montella është krenar për provën e të tijve: "I bëj komplimenta djemve e tifozëve. U krijua një entuziazëm i pabesueshëm: nuk meritonim humbjen e fusha e tregoi. Më pëlqeu kurajo dhe sakrifica. Ribery është një kampion dhe shembull për të rinjtë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI