Flash

Nga sherri me Mourinho, në telefon në Parma: Ianni, "centralisti" i Sarri tek Juventus

Lapsi.al 26 August 2019
Nga sherri me Mourinho, në telefon në Parma: Ianni,

"Centralisti" i Parma nuk flet vetëm në telefon: është një gjeni i numrave, një ekspert i “fitness coaching”. Menaxhon taktikën dhe statistikat. Me pak fjalë bashkëpunëtori perfekt për Maurizio Sarri. Të shtunën nga shtëpia e tij torineze, tekniku udhëhoqi bardhezinjtë, por kurioziteti i të gjithëve ishte për bashkëpunëtorin me kufje: ai që transmetonte në fushë instruksionet e marra në telefon nga Sarri. Është Marco Ianni, njeriu që besim e pamatë të teknikut e ka fituar në fushë. Në debutimin bardhezi roli më delikat ishte i tij: duhej gjakftohtësi, përvec një sinjali të mirë telefonik.

37 vjecari nga Aquila me një të kaluar diskrete si futbollist në Serie C, bashkëpunoi me Sarri që në 2016-17, kur e mori me vete tek Napoli. Bashkëpunimi vazhdoi në Londër, ku flitet se mbi të gjitha Ianni ka bërë bilance numrash për teknikun në atë kohë të Chelsea. Gjithnjë pranë teknikut, Ianni vetëm një herë e zhgenjeu Sarri, duke shkaktuar një incident të vërtetë diplomatik që u pasua edhe me hetime nga FA angleze.

Në tetorin e vitit të kaluar, kur në fushë ishte Chelsea-Manchester United, në golin e 2-2 të shënuar nga Barkley in-extremis, Ianni festoi përpara fytyrës së Mourinho. Nuk e mori mirë portugezi, që u konfliktua menjëherë: e pas ndjesave të nevojshme (e 6 mijë stërlinave gjobë), situata u qetësua.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI