Flash

Superiore/ Tirana, provë force, Lerda kundër tabusë Gjirokastër: nuk fiton prej 22 vitesh

Lapsi.al 27 August 2019
Superiore/ Tirana, provë force, Lerda kundër tabusë

Tre ndeshje në një javë, Superioria nis në ngjitje dhe skuadrat janë të ftuara të bëjnë një sforco, jo normale në fillimin e kampionatit, atëherë kur muskujt e ngarkuar nga faza përgatitore nuk janë lëshuar ende.Java e dytë e kampionatit, nis sot me Tirana-Teuta e kompletohet me katër ndeshje të mërkurën, ndërsa të dielën të gjithë sërisht në fushë për javën e tretë. Ngarkesë e lartë, për shkak të pauzës së kampionatit në shtator për impenjimin e dyfishtë të kombëtares kuqezi, në eleminatoret e Euro 2020.

Pasi likuidoi Luftëtarin, në një ndeshje praktikisht stërvitore, Tirana e Ardian Memës është e thirrur në cështje të provojë forcën kundër një skuadër të staturës së saj, të paktën organikisht. Teuta, vuajti jo pak kundër Bylis në javën e parë, por kundër bardhebuve Shkëmbi pret përgjigjen e duhur nga të tijtë. Në anën tjetër tekniku i Tiranës, pasi eksperimentoi me disa emra në debutim, është i tentuar të propozojë Ngo'o në vijën e parë të sulmit, asistuar nga treshja Torassa-Hasani-Kale. Nuk ka vend në skuadër për Lilën, i sapo ardhur, ndërsa Mema mendon edhe ndonjë freskim për të mos rrezikuar dëmtime të shpejta, me skuadrat që nuk janë ende në ritmin e kampionatit

Humbja në debutimin në kampionat i ka komplikuar planet Partizanit dhe Franco Lerda, që tani duhet të fitojë në qytetin tabu. Praktikisht në Gjirokastër të kuqtë nuk fitojnë prej 22 vjetësh, që kur Perloshi shënonte 0-1 në 22 nëntor të 1997. Shumë vite vërtetë, ashtu si është e vërtetë se Luftëtari nuk ka qenë kurrë kaq në vështirësi sa këtë herë. Duro do të mundohet ta bëjë skuadrën të funksionojë, por kundër një blindi si Partizani do të jetë një mision gati i pamundur. Asani kthehet të jetë titullar, ndërsa 3-5-2 është sërisht idea e italianit me të vetmin ndryshim në krahasim me humbjen ndaj Kukësit, që Melo kthehet të bëjë qendrën e majtë në vend të Brojaj, ndërsa Romero do të dirigjojë repartin për herë të parë nga minuta e parë.

JAVA 2

Sot

Tirana 19 : 00 Teuta

Nesër

Luftëtari 16 : 00 Partizani

Bylis 16 : 00 Vllaznia

Laçi 16 : 00 Skënderbeu

Flamurtari 19 : 00 Kukësi

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI