Flash

E PLOTE/ Si u ekzekutua ish-polici Santiago në atentatin që tronditi Tiranën

Lapsi.al 28 August 2019
E PLOTE/ Si u ekzekutua ish-polici Santiago në atentatin që tronditi

Policia e shtetit ka arritur të identifikojë një nga autorët e atentatit ndaj ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë. Sipas asaj që raporton News24 ai është me iniciale D.A. dhe është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Të tjera burime thanë se autorët kanë përdorur dy automjete për të realizuar atentatin.

Në fillim ata i kanë prerë rrugën makinës tip BMW X5 ku udhëtonte viktima me anë të një furgoni. Makina e 26-vjeçarit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. 2 persona kanë dalë nga furgoni dhe kanë hapur zjarr me breshëri ndaj të riut duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar në drejtim të zonës së Freskut duke djegur furgonin tip Mercedes Benz në fshatin Ferraj.

Më pas autorët janë larguar me një makinë tjetër. Shërbime të shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin. Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Santiago Malko ishte një person i njohur për policinë e Tiranës.

Ai ka qenë efektiv i patrullave gjatë vitit 2015-2016. Në fillim të 2016-ës ai është larguar nga policia për tu marrë me biznes. Në prill të atij viti ai pati një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi për shkak të konflikteve për bastet sportive që kontrollonin në zonë.

Ish-polici u arrestua pasi gjatë sherrit ka nxjerrë armën duke tentuar të qëllojë në drejtim të vëllezërve. Malko dyshohet se ka qenë i pranishëm kur ndodhi masakra në lokalin “Monopol” në Bllok në 4 tetor 2018. Prej asaj dite polica ka qenë në kërkim të Malkos.

Featured image of article: Hyri me kapele në vrasjen në ish-bllok, kush është ish-polici që u vra sot te ‘Xhamlliku’, mik i Vis Martinajt (FOTO)

Sipas një videoje të publikuar nga report.tv dyshohet se Malko hyri dhe doli qetësisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mbante një kapele. Ai konsiderohej si mik i Ervis Martinajt i cili mbeti i plagosur në atë ngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI