Flash

Icardi në listën e Inter në Serie A e Kupë, për të mos e humbur me parametër zero

Lapsi.al 29 August 2019
Icardi në listën e Inter në Serie A e Kupë, për të

Nëse nga njëra anë Inter vazhdon të bëjë goditje në merkato, nga ana tjetër Mauro Icardi nuk po gjen zgjidhje. Pak ditë nga mbyllja e merkatos, sulmuesi vazhdon të refuzojë cdo diskutim për transferim, duke preferuar të qendrojë zikaltër. Tensioni në këtë pikë rritet, sepse Marotta (e Conte) duhet të administrojnë një problem me zgjidhje jo të lehtë, me mundësinë e një hedhje në gjyq nga ana e argjentinasit.

Pikërisht për këtë Inter ka vendosur të mos e përjashtojë nga gjithcka Maurito: nga stërvitjet ku prej disa javësh sulmuesi nga Rosario po merr pjesë, por edhe nga miqësoret brenda shtëpisë. Në bazë të nevojave të teknikut Conte. Një vendim ky që bëhet qartë për tu mbrojtur. Pikërisht sepse rreziku tani është që Icardi të vendosë të kërkojë ndihmë në ligjet sportive, që parashikon një pjesëmarrje minimumi në 10% të ndeshjeve zyrtare të diskutuara nga klubi për të ndaluar lojtarin të largohet falas në fund të sezonit, falë rregullores së Fifa.

Kështu, duke përjashtuar surprizat Icardi do të bëjë pjesë në listën për kampionatin e Kupën e Italisë, por jo për atë të Champions League. Kështu, në fushë argjentinasi do të zbresë për ndonjë ndeshje në trofeun kombëtar dhe në ndonjë pa rëndësi në kampionat, me shumë mundësi nga fundi i sezonit. Cështja është nëse kjo do të mjaftojë që Icardi mos ti drejtohet Kolegjit Arbitral për riintegrimin në grup ose zgjidhjen e parakohshme të kontratës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI