Flash

Njihuni me Albert Anjshtajnin shqiptar

Lapsi.al 29 August 2019
Njihuni me Albert Anjshtajnin shqiptar

I ngjan krejtësisht, jo vetëm në portret, por edhe në dhunti.

E cilësojnë Ajnshtanin e Shqipërisë, dhe jo më kot. Nuk është fizikan dhe matematicien si Albert Einstein i famshëm gjerman, por në Vlorë, të gjithë e cilësojnë mjeshtrin e hekurit.

Agim Hyseni, 71 vjeç, ja ka dedikuar të gjithë jetën e tij shpikjeve artizanale prej hekuri. Plot 55 vite brenda katër mureve të punishtes së tij, që duket se nuk ka ndërmend ta braktisë deri në fund të jetës.

Por, nuk dëshiron të mbyllë sytë përgjithmonë, nëse më parë nuk realizon, atë që e quan ëndrrën e jetës: Ndërtimin e anijes Titanik.

“Kam 55-56 vjet punë në këtë vend pune. Çfarë është hekur unë e bëj. Unë sa të kalojnë ca ditë pasi kam ca gjëra për montim do të bëj Titanikun 2 metër e gjysmë të gjatë me gjithë helika”, thotë ai për Report.

Krijimet e tij janë të rralla dhe të veçanta. Megjithatë, fitimet që merr prej tyre, nuk janë të mëdha. Shpresën për të jetuar ja jep vetëm pasioni, dhe jo vlera monetare.

“Po nuk pate pasion nuk e bën atë gjë që mendon. Pasioni është gjëja më e madhe. Unë kam më shumë pasion sesa interesin financiar. Këtë ja kam vënë edhe djalit në gjak. Punën e bëj me cilësi, tek puna nuk neglizhoj.

Unë përfitoj vetëm pasionin lënien e emrit në qytetin tim të lindjes. Këtu kanë blerë edhe turistë nga Zvicra edhe nga Anglia. Ju pëlqenin se janë gjëra të veçanta dhe funksionale. I marrin edhe për nipër e mbesa pasi ju vendos edhe emrin unë tek punimi”, tregon Agimi.

Në gjurmët e profesionit të tij ka ecur edhe djali. Të dy, babë e bir, me pasionin e vaçantë për punimet artizanale, kanë krijuar që nga ushtarët Spartanë deri tek mbajtëset e verës, violinat, ndriçues, objekte dekorative dhe jo vetëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI