Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Crouch më i urryeri nga interistët: “Sanchez mund të ketë fatin e Torres tek Milan, ndërsa Champions e fiton...”

Lapsi.al 31 August 2019
Crouch më i urryeri nga interistët: “Sanchez mund të

I gjatë, po aq sa thumbues, Peter Crouch sapo ka reshtuar së luajturi në fushën e lojës, por vazhdon të bëjë përmes faqeve të Daily Mail. Nuk ka hezituar britaniku të japë disa verdikte që Inter nuk do ti pëlqejë aspak, jo vetëm sulmi hipotetik ndaj Alexis Sanchez, por edhe fitorja finale e Champions tek rivalët e një jete të zikaltërve: “Kileni ishte një forcë e natyrës - ka thënë ish-sulmuesi, i gjatë 201 centimetra -, në kohët e Stoke kam luajtur kundër tij e më bëri shumë përshtypje. Në janar 2015 po fitonim 1-0, pastaj u fut ai dhe me dy gola përmbysi rezultatin. Ishte i krahasueshëm me Henry e Van Persie, yjet e Gunners. Në fakt, prisja që me kalimin tek Manchester United, Sanchez do të shënonte gola pafund e do fitonte trofe. Ndoshta tek Inter do të rilindë, por kam frikë se mund të ketë fundin e Torres kur shkoi tek Milan me pritshmëri të mëdha, por u kuptua se nuk ishte më ai i Liverpool”.

Si për ti vënë kapak, goditjes së fortë mbi shpresat e Inter, që me Sanchez mendojnë se kanë kryer goditjen e duhur për ti rrëmbyer titullin kampion Juventus, Crouch bën deklaratën e dytë, duke zbuluar se për triumfin në Champions League ai ka vënë bast për Juventus: “Bookmaker i jepnin bardhezinjtë me 10, kështu që vura bast për ta. Por shoh shumë mirë edhe City e Liverpool”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI