Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

'Gishti i mesit' i Medvedev e fishkëllimat e US Open që e bënë të fitonte

Lapsi.al 31 August 2019
'Gishti i mesit' i Medvedev e fishkëllimat e US Open që e

“Do mundohem të sillem më mirë herën tjetër”. Ky është impenjimi që premton Daniil Medvedev, tenisti rus që është në 1/8 pasi mundi Lopez në një ndeshje maratonë — 7-6 (1) 4-6 7-6 (7) 6-4 - e mbi të gjitha pasi tërboi publikun e Us Open për një gjest që i ka shpëtuar arbitrit, por jo telekamerave që e kanë shfaqur në ekranin e madh. Ndodhi në fund të setit të parë: një kapës topash i ka ofruar peshqirin rusit, që ia ka tërhequr nga duart dhe pastaj e ka hedhur poshtë, përpara se të thyejë një raketë. Pasi mori një paralajmërim, tenisti ngriti gishtin e mesit afër kokës ndërsa po ecte. Incidenti nuk është parë nga arbitri Damien Dumusois, por është shfaqur në televizion, duke e përsëritur videon brenda stadiumit Louis Armstrong.

“Ishte e vështirë. Nuk më kujtohet vërtetë, por natyrisht e pagova gjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes”, ka thënë Medvedev, i fishkëllyer gjatë gjithë kohës. “Dua ta dini të gjithë, se fitova prej jush. Më dhatë energji. Sa më shumë fishkëlleni, aq më shumë fitoj”, ka deklaruar Medvedev, që ka bërë të ditur se i ka kërkuar ndjesë spanjollit e trajnerit të tij pas ndeshjes, duke insistuar mbi faktin se gjesti nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me kundërshtarin e tij. “Nuk e di nëse publiku mund të më falë, ajo që mund të them është se po punoj me veten e shpresoj që herën tjetër të mos ndodhë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI