Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

"Mungon Mbappe? Mos më bëni të qesh. Fitore me Islandën": Reja ambicjoz në konferencën për shtyp

Lapsi.al 31 August 2019
"Mungon Mbappe? Mos më bëni të qesh. Fitore me

Ndeshje të rëndësishme, kundërshtarë po aq të rëndësishëm: kampionët e botës në transfertë do të trembnin cdo kundërshtar, ndërsa Islanda nuk është e brishtë edhe jashtë shtëpisë. Për Shqipërinë e Edy Reja misioni nuk është fare i lehtë, por italiani është pozitiv për këto dy ndeshje: “Luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhënj. Shkojmë për të vendosur në vështirësi Francën dhe duam të bëjmë paraqitje të mira. Shpresoj të marrim rezultat me kampionët e botës, ndërsa kujtoj që në ndeshjen ndaj Islandës luajtëm shumë mirë”.

Didier Deschamps do të jetë pa Kylian Mbappe të dëmtuar, por Reja bën vetëm ironi me këtë fakt: “Mbappe sigurisht që është lojtar më cilësi, por atje mjafton të mbyllësh sytë e të zgjedhësh sepse janë të gjithë të fortë e kanë ekapërincë ndërkombëtare. Nuk duhet të hyjmë në fushë me frikë: luhet 11 kundër 11”.

Pikët janë ato që vlejnë. Me tre skuadra në kuotën e 9 pikëv, vetëm tre larg Shqipërisë, tani bilanci bëhet me kujdes: “Nuk kemi të njëjtat shanse në të dyja ndeshjet. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës, pse mos të marrim dhe ne pikë. Ndaj Islandës duhet të dalim me fitore me Islandën dhe të përmirësohemi në renditje”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI