Flash

Kulisat e fejtonit të verës/ Neymar nuk shkon më tek Barça

Lapsi.al 1 September 2019
Kulisat e fejtonit të verës/ Neymar nuk shkon më tek Barça

Gjithçka ka përfunduar. Ylli btazilian i blerë 222 milionë euro dy vite më parë do të qëndrojë edhe një vit në Paris.  ‘Neymar i ka thënë të afërmve të tij se ka ndërprerë negociatat me Barcelonën pa pritur fundin e merkatos të hënën në darkë” njofton gazeta franceze L’Equipe, që prej ditësh i kushton këtij fejtoni veror faqen e saj të parë.

I vendosur për tu kthyer në katalonjë sulmuesi 27 vjeçar më në fund është bindur se tratrativat nuk do të kishin sukses. Nga dëshira për të riluajtur pranë miqve të tij Messi dhe Pique, Neymar bëri edhe sakrificën ekstreme. Pas ofertës së parë të Barcelonës për PSG-në, që përfshinte 130 milionë euro, Rakitiçin, të riun 19 vjeçar francez dhe dhe kampionin e botës me francën Dembele, sulmuesi Brazilian vuri edhe 20 milionë nga xhepi i tij për të rritur sasinë e parave kesh. Duke qenë se Barcelona nuk kishte më likuiditete pasi shpenzoi më shumë se 250 milionë euro për transferimin e Grizman dhe De Jong, Neymar ishte i gatshëm edhe për këtë sakrificë të pa dëgjuar në futbollin e nivelit të lartë.

Por tratativa nuk arriti në fund dhe kjo për shkak të sulmuesit të krahut, 22 vjeçarit Dembele. Ai nuk pranoi për asnjë çast të largohet nga klubi me të cilin ka qenë tifoz që i vogël duke vënë bastin e madh se do të imponohej këtë sezon në formacionin blaugrana.

“Sakrifica” financiare që u tregua i gatshëm të bënte neymar i dha një sinjal të fortë edhe drejtuesve të Parisit. Ata për një kohë të gjatë u bindën se pazari duhej mbyllur me largimin e dhimshëm të brazilianit. Vetë trajneri i PSG, Tomas Thuchel, i cili e ka pasur lojtarin e vet tek Borusia, u mundua ta bindë dembelenë të bëhej pjesë e paktit dhe të kalonte tek Parisi. Por as kjo manovër nuk pati sukses.

Por ndërkohë që tratativat e dëshpëruara vazhdonin, neymar që pati një kontakt të fundit edhe me Realin, i lodhur nga pritja e gjatë, vendosi, i lodhur, ti përfundojë negociatat. i përjashtuar nga çdo kompeticion, pasi PSG e kishte përjashtuar nga skuadra deri sa çështja të zgjidhej, braziliani vuri veton për qëndrimin edhe një vit në Paris. Ai këtë të dielë udhëton drejt ShBA ku do të grumbullohet me skuadrën kombëtare të Brazilit.  Kur të kthehet do të duhet të fashojë plagët që u hapën gjatë verës me skuadrën me të cilën do ti duhet të luajë së paku edhe një vit. Drejtori sportive i PSG, Leonardo e pranoi në një intervistë, se marëdhëniet me yllin Brazilian të skuadrës nuk janë të qeta. Por duke konfirmuar mbyllen e tratativave, njerëzit e afër të Neymar, pranuan se ai, pasi të kthehet do të angazhohet 100% me skuadrën e tij.

 Burimi: “L’equipe”/ pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI