Flash

L'Equipe: Neymar heq dorë nga Barcellona. Do të qendrojë me Psg

Lapsi.al 1 September 2019
L'Equipe: Neymar heq dorë nga Barcellona. Do të qendrojë me

Neymar heq dorë nga Barcellona: mbetet tek Psg edhe një tjetër vit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze l'Equipe, sipas të cilës braziliani, përballë vështirësive për të gjetur një akord mes dy klubeve, i ka komunikuar vendimin e tij Psg, duke i thënë përfundimisht lamtumirë idesë për tu kthyer të veshë fanellën blaugrana. Sipas të përditshmes Sport, lojtari ishte i gatshëm madje edhe të paguante vetë 20 milionë euro për të zhbllokuar tratativën e të transferohej në Spanjë.

"E vetmja ofertë e shkruar nga ana e Barcellona mbërriti në datën 27 gusht. Ishim të gatshëm të flisnim për para dhe lojtarë në këmbim, por pastaj nuk erdhi kurrë konfirmimi për një ofertë që të ishte në linjë me kërkesat tona. Kështu që akord nuk ka - ka thënë drejtori sportiv i Psg Leonardo - Ka një afat natyror që është mbyllja e merkatos, por tani varet nga Barcellona", Por, sipas Equipe, fjalën e fundit për të mbyllur telenovelën më të gjatë të merkatos së kësaj verë e ka thënë vetë Neymar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI