Flash

Video/ Londra leksion futbolli: Arsenal e Tottenham, dy 'fytyra' për një barazim

Lapsi.al 1 September 2019
Video/ Londra leksion futbolli: Arsenal e Tottenham, dy 'fytyra'

Derbi i Londrës nuk ka fitues rezultati, por ka treguar një futboll impresionues, edhe pse as Arsenal e as Tottenham nuk morën pikët që deshën. Përballje me dy fytyra mund të quhet, një me Spurs dominues në 45 minutat e para, ku shënuan edhe dy herë, e tjetra me Gunners agonistikë në rikuperimin e tyre për 2-2 final.

Katër gola dhe një barazim spektakolar në Londër, ku Arsenal e Tottenham kanë ndarë pikët në Etihad Stadium. Zotërimi i topit nuk i ka ndihmuar shumë të besuarit e Emery, që vuajtën para portës, pikërisht atë që nuk pati problem Tottenham. Skuadra e Pochettinos ndëshkoi pas 10 minutash lojë, në pamundësinë e Leno të devijonte si duhet goditjen e Lamela, të cilën e finalizoi lehtësisht Eriksen. Gjërat u komplikuan 6 minuta nga fundi, kur Granit Xhaka shkaktoi penallti ndaj Son, të cilën nuk mund ta gabonte Harry Kane.

E dyta është krejt ndryshe për Gunners, që morën zemër nga goli i Alexander Lacazette para se të futeshin në dhomat e zhveshjes për psuhimin. Arsenal nuk mund të pranonte një humbje të tillë në shtëpi. Zotërim të topit, dominim të mesfushës dhe shpejtësi manovre, ishin armët që vunë në vështirësi Tottenham, që pa ti shuhen shpresat për fitore në minutën e 71-të kur Pierre-Emerick Aubameyang mposhti Lloris. Topcinjtë mund edhe të kishin rrëmbyer fitoren, por Ceballos e Xhaka nuk e kaluan dot portierin e kombëtares franceze, duke u frenuar në 7 pikë, pas 4 ndeshjeve në Premier League. Vendi i 5 për Gunners, që nuk lejon afrimin e Tottenham. me 5 pikë në vendin e 9-të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI