Flash

Manovra kuqezi: Milan siguron Rebic dhe tenton brazilianin…

Lapsi.al 2 September 2019
Manovra kuqezi: Milan siguron Rebic dhe tenton brazilianin…

Eshtë dita e Ante Rebic. Sulmuesi kroat, i mbërritur në mbrëmje në Malpensa, po kryen vizitat mjekësore në klinikën La Madonnina, përpara se të firmosë për dy sezone me Milan. Djalli ka siguruar sulmuesin 25 vjecar në huazim dy vjecar me të drejtën e blerjes, për një shifër totale që prek 25 milionë euro: André Silva ndërkohë do të bëjë rrugën e kundërt, duke shkuar tek Eintracht Francfurte me të njëjtën formulë. Drejtuesit kuqezinj nuk ndalen këtu dhe po mendojnë lëvizjen in-extremis, përpara mbylljes së merkatos.

Boban, Maldini e Massara spo tentojnë ti dhurojnë teknikut Marco Giampaolo edhe Taison, brazilianin e Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kërkojnë 30 milionë për ëingerin 31 vjecar – që është në fakt vlera e klauzolës së zgjidhjes së kontratës - e janë të gatshëm të bëjnë edhe një ulje të vogël. Koha shtrëngon, por Milan dëshiron ta provojë deri në fund për të mbyllur fushatën e shitblerjeve me një goditje të dyfishtë në repartin ofensiv.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI