Flash

Deschamps i detyruar të japë llogari: tekniku i Francës tregon pse zgjodhi Giroud në vend të Lacazette

Lapsi.al 4 September 2019
Deschamps i detyruar të japë llogari: tekniku i Francës tregon

Tekniku i Francës, Didier Deschamps, ka përzgjedhur lojtarët e tij për dy ndeshjet kualifikuese drejt Euro 2020, por kjo e ka vënë teknikun në presionin e polemikave. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e yjeve të skuadrës Mbappe, Pogba apo Kante, tekniku i Gjelave duhet të shpjegojë arsyen përse ka lënë jashtë preferencave të tij sulmuesin e Arsenal Alexandre Lacazette, duke thërritur në vend të tij Oliver Giroud.

Kritikëve Deschamps i është përgjigjur se lojtari i Chelsea është grumbulluar më shumë për shkak të performancave të tij të mëparshme me Kombëtaren, se për formën që po kalon tek londinezët. "Giroud është në një situatë të vështirë në klubin e tij, fatkeqësisht për të e për ne. Nuk është moment ideal, sidoqoftë me ne ai ka treguar gjithnjë nivel të mirë dhe statistikat e dëshmojnë", ka deklaruar Deschamps. 50-vjecari ka bërë kështu mbrojtjen për preferencën e tij për një sulmues që ka bërë vetëm një ndeshje si titullar në këtë sezon me Blutë dhe nuk ka shënuar ende.

Media franceze nuk e pranon dot faktin që sulmuesi i tyre kryesor në kombëtare, sidomos pas dëmtimit të Mbappe, të jetë një që e ka humbur vendin në skuadër ndaj një të panjohuri si Tammy Abraham. Në anën tjetër presioni është mbi Deschamps që ka besuar përsëri tek Giroud, duke injoruar formën që po kalon Lacazette. Sulmuesi i Arsenal ka shënuar dy gola deri tani, duke impresionuar me performancat e tij konstante në 2019, që e lejuan të fitonte cmimin si lojtari më i mirë i Gunners sezonin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI