Flash

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve: pak surpriza dhe shumë siguri

Lapsi.al 4 September 2019
Formacioni i mundshëm i kuqezinjve: pak surpriza dhe shumë siguri

Franca nuk është Moldavia dhe natyrisht që tekniku Edy Reja e ka të qartë ashtu si lojtarët, por potenciali i kampionëve të botës nuk do ta bëjë italianin të ndryshojë reshtim taktik, por vetëm modifikime në emra, që gjithësesi nuk duhet të jenë shumë. 73 vjecari ka ndërmend një skuadër në ekuilibër, më shumë fizike, për të limituar sa më shumë kualitetin e lartë francez.

Thomas Strakosha do të marrë vendin e tij në kuadratin e portës, pasi ka kaluar problemet fizike që e mbajtën jashtë në qershor. Në mbrojtje kthehet Gjimshiti, për të kompletuar linjën treshe ku Reja zgjedh opsionin besueshmëri me lojtarë që njohin mirë njëri tjetrin: e kështu hapësirë për Mavraj e Ismajlin. Për krahët e mesfushës asnjë dyshim: Lenjani e Hysaj janë idealë në konceptin e teknikut për të bërë mbrojtësit e shtuar, në tentativë të për të bllokuar ata si Griezmann, Coman apo Lemar që vijnë nga ato anë.

Në treshen e qendrës do të ketë detyrimisht ndryshim, për tërheqjen e Bashës nga kombëtarja. Reja nuk mund të privohet nga Xhaka e Abrashi, dy vrapues të palodhur, por ka dilemën nëse do ti shtojë fizicitet me Gjasulën e Qosen, apo të kërkojë këmbë të mira para mbrojtjes me Ramadanin. Për sulmin alternimi mes një qendre dhe një sulmuesi të dytë, duket opsioni i preferuar për teknikun. Balaj është favorit ndaj Cikalleshit, ndërsa Uzuni mendohet të jetë partner i shkodranit, me idenë që ndoshta mund të vendosë më në vështirësi shtatlartët e prapavijës franceze.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI