Flash

Ish-kampioni i Real Madrid dyshohet për veprime pedofilie: e akuzon një grua

Lapsi.al 4 September 2019
Ish-kampioni i Real Madrid dyshohet për veprime pedofilie: e akuzon

Dyshimi është i rëndë: shpërndarje fotosh pedopornografike. Por, të paktën për momentin, nuk shkohet përtej dyshimit. Akuza e turpshme përfshin Christoph Metzelder, ish-mbrojtësi gjerman i Borussia Dortmund, Real Madrid e Schalke 04. Metzelder po merrte pjesë në një kurs trajningu në shkollën e famshme të sportit Hennef, në Gjermani, kur është thërritur nga policia. Hetuesit kanë sekuestruartelefonin e tij celular dhe e kanë shoqëruar në shtëpinë e tij në Dusseldorf, ku kanë ushtruar kontroll. Të paktën një kompjuter i është sekuestruar e tani do të analizohet me kujdes.

Metzelder nuk është arrestuar. Një zëdhënës i Prokurorisë së Hamburgut ka pranuar vetëm se “një gjerman 38 vjecar” është i dyshuar se ka shpërndarë pornografi fëmijësh, përfshirë “regjistrime të imazheve dixhitale”. Bild ka bërë të ditur se operacioni blitz ka ardhur pas denoncimit të një gruaje nga Hamburgu me të cilën Metzelder ka patur një raport e që i ka treguar policisë 15 imazhe pedopornografike që i janë dërguar me software të messazheve WhatsApp nga ish-futbollisti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI