Flash

Juventus bëhet me trajner: Sarri drejton stërvitjen... pjesërisht

Lapsi.al 4 September 2019
Juventus bëhet me trajner: Sarri drejton stërvitjen... pjesërisht

Hapi i parë është bërë. Në distancë prej tre javësh nga koha kur u ndje keq në autobusin që po conte skuadrën në Villar Perosa, Maurizio Sarri është kthyer të drejtojë, edhe pse vetëm pjesërisht, një stërvitje të Juventus. Tekniku bardhezi, që sapo ka kaluar pneumoninë që e detyroi të qendronte larg fushave gjatë kësaj periudhe, këtë herë ishte prezent në Continassa jo vetëm për një takim me bashkëpunëtorët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate shoqëria bardhezi në faqen e saj zyrtare: "Sot grupi i bardhezinjve, përvec atyre që janë të impenjuar me kombëtaret respektive, është kthyer të stërvitet në Continassa - lexohet në komunikatë -. Pas tre ditëve pushim si pasojë e fitores me Napolin, skuadra është kthyer në stërvitje këtë pasdite. Gonzalo Higuain e Douglas Costa do të kthehen me grupin të premten, pasi kanë shfrytëzuar dy ditë shtesë pushim të lejuar nga Maurizio Sarri. Tekniku bardhezi, që po rikthehet, ka drejtuar pjesërisht seancën stërvitore".

Sarri "rigjen" sidoqoftë Juventus në krye të klasifikimit, pas fitoreve kundër Parma e Napoli, me pikë të barabarta me Inter e Torino: në javët e ardhshme tekniku do të provojë ti japë një gjurmë më të qartë skuadrës së tij, që nuk ka shprehur ende plotësisht lojën që pëlqen tekniku i saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI