Flash

Qesharake/ Teatri i Prokurorisë me gjurmët e gishtave të Kajmakut

Lapsi.al 4 September 2019
Qesharake/ Teatri i Prokurorisë me gjurmët e gishtave të Kajmakut
Shteti shqiptar ka pasur një traditë: institucionet e "pavarura" që i shërbenin pushtetit, zakonisht i kryenin në heshtje krimet e tyre. Por, në kohën e rilindjes edhe ky zakon është përmbysur, ato e shpallin me zë të lartë mëkatin si meritë. Kështu ka ndodhur edhe njëherë me Prokurorinë e Përgjithshme të drejtuar nga Arta Marku. Ajo nuk nguron të lëshojë në publik idiotësi të pakapërdishme për të mbrojtur kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Lexo më tej:

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Ashtu siç u vonua me rastin e zbardhjes së përgjimeve të dosjesve, që dëshmonin vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër, ashtu sikurse e mori “të ngjirur” mostrën e zërit të Agron Xhafajt dhe e la atë të ikë drejt Italisë, po me të njëjtën mënyrë, prokuroria po përdor truke qesharake për të mos marrë shenjat e gishtave të kryebashkiakut të pastër si kajmak. Ndonëse vetë socialistët dhe mediat pranë tyre kanë deklaruar që para dy javësh se Kajmaku do t'i dorëzonte menjëherë shenjat e gishtave për të bërë verifikimet, nëse ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për fallcifikim kartëmondedhash apo jo, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Por më interesanti është justifikimi i institucionit të akuzës për këtë që ka ndodhur: Posta paskësh ngatërruar adresën e Agim Kajmakut.

LAJM I FUNDIT/ Hetimet për Agim Kajmakun, Prokuroria zbulon detaje nga hetimet

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Natyrisht në një shtet ku tepsinë edhe të qeverisë edhe të bashkisë së Vorës edhe të Postës edhe të Prokurorisë e ka rilindja, një justifikim i tillë është i kollajshëm të gjendet. Por ironia qëndron në faktin se Prokuroria nuk ka pikë skrupulli për ta shpallur këtë alibi dhe për t'ia përcjellë atë me seriozitet publikut. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI